Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Izmi Zeka, ka pritur sot në takim Sashko Koçev, drejtorin e ri të Iniciativës për Migracion, Azil dhe Refugjatë të Ballkanit – MARRI.
Zyra për informim e MPB-së ka njoftuar se në takim pjesëmarrës ishin edhe zyrtarët e Departamentit për Shtetësi, Azil dhe Migracion.
Në takim thuhet të jetë diskutuar për trendët e migrimit në rajon, për nevojat dhe sfidat e Kosovës dhe rajonit për menaxhimin e migracionit.
“Po ashtu zv. Ministri Zeka i ofroj mbështetje te plote drejtorit te ri të MARRIT dhe u zotua se do te përkrah çdo projekt të MARRIT. Po ashtu u bisedua edhe për trendët e migracionit në Ballkan e në veçanti në Kosovë. Ministria e Punëve të Brendshme morri mbështetje për gjitha projektet që lidhen me migracionin që janë nisur dhe që do të ekspozohen më vonë”, thuhet në njoftimin për media të MPB-së. /kp/Telegrafi/