Site icon Telegrafi

Zënkë mes këngëtaresh, dikur bashkëpunëtore – tash ofendohen

Britney Spears dhe Iggy Azalea para një muaji realizuan këngën e përbashkët, “Pretty Girls”, ndërsa këngëtarja australiane tash e ka akuzuar atë amerikane për mossuksesin e mjaftueshëm të këngës.

“Është vështirë të zësh pozitat e larta në top-lista pa promovime shtesë, pjesëmarrje televizive dhe të ngjashme. Fatkeqësisht, unë kam pasur rol dytësor”, ka thënë Iggy në një komunikim me fansat duke aluduar se princesha e muzikës pop ishte fajtore për renditjen e ulët të duetit.

Kjo deklaratë ka nxitur pakënaqësi te fansat e Britneyt, por edhe te vet këngëtarja, e cila ka reaguar ndaj dikur shoqes së saj.

“Mezi pres të kthehem në Vegas. Jam shumë falënderuese që kam koncerte deri në fund të vitit për të cilët jam shumë e lumtur”, ka shkruar Spears me qëllimin për ta ofenduar Azalean, e cila e anuloi turneun e saj, pasi nuk ishin shitur sa duhej biletat për koncertet e reperes.

Sidoqoftë, Iggy ka shkruar se ajo dhe Britney vazhdojnë të jenë shoqe të mira, mirëpo rrallë kush beson në këtë. /Telegrafi/

Exit mobile version