Ndonëse në Kosovë ende nuk kanë arritur vaksinat anti-COVID, në Ministrinë e Shëndetësisë thonë se tashmë janë identifikuar hapësirat se ku do bëhet vaksinimi për qytetarët e Kosovës. Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj thotë se QKFM-të, spitalet por edhe palestrat sportive janë objektet ku do bëhet shpërndarja e vaksinës.
Zemaj po ashtu ka deklaruar se shumica e profesionistëve shëndetësorë që do i vaksinojnë qytetarët e Kosovës me vaksinën kundër coronavirusit kanë kryer trajnimin.
“Shumica prej tyre (profesionistëve shëndetësorë) kanë përfunduar trajnimin, kjo ka filluar edhe më herët dhe që kemi qenë në pritje të vaksinimit, mund të ketë trajnime të vazhdueshme, por është vaksinë në fund të fundit si të gjitha vaksinat nuk ka ndonjë filozofi apo ndonjë aspekt të ndryshëm teknik apo shkencor”, deklaroi ministri i Shëndetësisë.
Zemaj ka treguar se dhënia e vaksinës do të ndodh në Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare nëpër çdo komunë. Madje ai thotë se vaksinimi do ndodh edhe në Shtëpitë e të Moshuarve, por edhe në palestra sportive në momentin kur do kemi një vaksinimin masiv.
“Jo absolutisht kjo do jetë edhe nëpër komuna, nëpër Qendrat e Mjekësisë Familjare, spitale, shtëpi të pleqve , do iu mundësojmë qytetarëve që të jenë sa më afër dhe t’u ofrohet kjo mundësi. Do të shohim objektet më të përshtatshme ne në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës tash në aspektin e prioritetit që kemi për mjekët tanë ka hapësira që tash janë identifikuar pa mundësi grumbullimi apo edhe stërngarkimi. Nëse na nevojitet ndonjë qendër e madhe kur të fillojë numri i madh i të vaksinuarve, i kemi identifikuar edhe objektet e tjera sikurse palestrat sportive që mund ta ofrojnë atë komoditet edhe mund të krijojmë një mundësi më të mirë të vaksinimit”, theksoi Zemaj.
Ai madje thotë se plani për vaksinimin anti-COVID, tashmë është i gatshëm dhe do të publikohet. Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj shpreson që Kosova nuk do ketë telashe në shpërndarjen e vaksinës.
“Vetëm është e gatshme për publikim, do ta publikojmë dhe gjithçka do jetë transparente. Objektet mund të jenë lëvizëse sepse kur shtohen kontingjenti i madh i numrit të vaksinave, fatmirësisht ne e kemi një përvojë të mirë dhe kemi një traditë të mirë të shpërndarjes së vaksinave të gripit sezonal e cila nuk dallon shumë nga dhënia edhe e kësaj vaksine. Vetëm tash kur e rritëm apo shumëfishuam numrin e vaksinave kundër gripit sezonal ka pasur raste kur vetëm në një qendër të mjekësisë familjare më shumë se 2 mijë persona janë vaksinuar dhe nuk ka pasur as grumbullim e as mos stërngarkim ”, theksoi ai.
Ditë më parë, zyrtarja për emergjenca në Organizatën Botërore të Shëndetësisë, Isme Humolli u shpreh se Kosova është në fazën e fundit të përgatitjeve për vaksinimin kundër COVID-19.
Republika e Kosovës në fillim të muajit dhjetor ka aplikuar tek mekanizimi COVAX, për sigurimin e vaksinave që do jepet falas për 20 për qind të popullatës, që në rastin e Kosovës i bie që falas të ofrohen 360 mijë vaksina.
E javë më parë në Ministrinë e Shëndetësisë me qëllim të sigurimit të vaksinave kundër COVID-19, ka thënë se kanë marrë konfirmimin nga kompania Pfizer për sigurimin e 500, 000 dozave të kësaj vaksine.
Ndërsa, shtetet fqinje si Shqipëria dhe Serbia tashmë kanë nisur vaksinimin e qytetarëve me vaksinën kundër COVID-19./kp/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëU tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës
Osmani organizoi pritje për përfaqësues të vendeve partnere të Kosovës pas takimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shihi në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"
Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit
Dështimi i procesit të votimit në veri, BE-ja nuk jep afat kur do të hiqen masat ndaj Kosovës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Si Izraeli përdori dronët për të ngatërruar mbrojtjen ajrore iraniane përpara se të "gjuante raketat supersonike Rampage" - një sulm preciz që heshti Teheranin
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë
Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli
"Ndoshta pse jam shqiptare", Dua Lipa zbulon një talent sekret që ka të bëjë me prejardhjen e saj