LAJMI I FUNDIT:

Zemaj: Situata me COVID-19 është e menaxhueshme, duhet më shumë respektim i masave

Zemaj: Situata me COVID-19 është e menaxhueshme, duhet më shumë respektim i masave

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka raportuar sot në Komisionin për Shëndetësisë dhe Mirëqenie Sociale, ndërsa ka thënë se situata e krijuara nga COVID-19 është e menaxhueshme por që duhet më shumë respektim i masave.

Zemaj më tej gjatë raportimit është shprehur se është bërë progres në menaxhimin e situatës.


“Kemi bërë hapa progresiv. Këtë javë kemi hartuar edhe protokollin e ri klinik i cili është i rëndësishme në menaxhimin e COVID-19 dhe besojmë që ky udhërrëfyes klinik që synon t’i trajtoj personat e dyshimtë. Pjesa tjerë, angazhimi jonë për ngritje të kapaciteteve qofshin në aspektin human dhe infrastrukturorë, sot kemi një nivel ndryshe të trajnimit të pacientëve dhe të gjithë personave në gjithë Kosovën. Me lirimin e masave është parë e domosdoshme rritja e kapaciteteve spitalore, kemi autorizuar edhe spitalet rajonale të ofrojnë këtë shërbim dhe në numër të konsiderueshme, ndërsa shqetësues është vdekshmëria në të gjitha nivelet”, tregoi ai.

Po ashtu, ai tha se të domosdoshme janë edhe resurset humane.

“Resurset humane janë të domosdoshme kemi kapacitete të limituara kemi filluar me fazën e angazhimit të 200 profesionistëve e kemi fazën e specializimin dhe 350 profesionistëve shëndetësor që do japin kontributin dhe me javën tjetër do zgjerohemi për testime që të bëjmë teste në gjashtë qendrat rajonale të IKSHPK-së. Jemi në fazën përfundimtare ju do sigurojmë shtatë aparatura për testim një në IKSHPK dhe gjashtë në qendrat rajonale të IKSHPK-së. E kemi të siguruar një donacion nga OBSH që pritet ardhja e aparaturave që dy do të vendosen në QKUK dhe një ku jetojnë komunitetet pakicë. Janë licencuar 40 laboratorë privat për teste serologjike dhe dy për dhe kemi autorizuar inspektoratet për kontrollim”, tha ai.

Kryesuesja e këtij komisioni, Albena Reshitaj tha se ka një numër më të madh të madh të të infektuarve por edhe shtim të testeve krahasuar me muajt më herët.

“Kohë më parë kemi miratuar manuali për mbrojte nga COVID-19 sa po zbatohet nga qytetarët a konsiderohet se situata me COVID është nën kontroll, si qëndron puna me teste dhe kapacitet tjera si respiratorët tashmë testimet po bëhen edhe në laboratorë privat kemi marr njoftime për çmime të ndryshme a keni planifikuar lehtësi për qytetarët për këto testime në laboratorët privat? A konsideroni se vendi duhet të kthehet në aplikim të masave më të rrepta”, tha Reshitaj.

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile

Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori