LAJMI I FUNDIT:

Zemaj prezanton masat e reja anti-COVID: Kufizohet lëvizja për të moshuarit, gastronomia dhe qendrat tregtare mbyllen në orën 21:00

Zemaj prezanton masat e reja anti-COVID: Kufizohet lëvizja për të moshuarit, gastronomia dhe qendrat tregtare mbyllen në orën 21:00

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka bërë të ditur se për ta ndalur hovin e infeksionit me COVID-19, janë ndërmarrë masa shtesë.

Zemaj këto vendime i ka bërë të ditura pas takimit të Komitetit për vlerësimin dhe koordinimin e situatës rreth COVID-19, i cili ka shqyrtuar sot situatën epidemiologjike në vend lidhur me virusin Corona.


Ministri Zemaj tha se numri i madh i infektimeve dhe rastet e reja i kanë detyruar të veprojnë menjëherë.

Ai tha se është e domosdoshme të reduktohet numri i stafit në institucionet e nivelit qendror dhe lokal.

“Me kapacitete të plota do të punojnë institucionet shëndetësore dhe Policia. Personat mbi moshën 60 vjeçare dhe ata me sëmundje kronike  do të lirohen nga paraqitja në punë, ata do të punojnë online”.

Personave mbi moshën 65 vjeçare dalin jashtë prej 06 deri në orën 10:00 dhe nga ora 16:00 deri në 19:00.

“Të gjitha qendrat tregtare do t’u ndalohet veprimtaria nga ora 21:00 deri në 05:00 të mëngjesit. Gastronomisë i ndalohet puna nga ora 21:00 deri në 05:00, përveç ‘take away’ “, tha ai, raporton Telegrafi.

Ai tha se edhe ligjëratat në Fakultet të mbahen online kurse provimet dhe ushtrime sipas rekomandimeve.

Konviktet dhe mensa do të punojmë duke respektuar masat e IKSHP-së.

“Do të ndërmerren masa të rrepta brenda institucioneve shëndetësore, duke bërë dezinfektimin e shpeshtë”, tha Zemaj.

Zemaj, ka thënë se nuk do të ketë kufizim të lëvizjes, por ka bërë thirrje të evitohen daljet e panevojshme.

“Shpresojmë që qytetaret do të zvogëlojmë daljet e panevojshme sepse s’ka kufizim të daljes, do të mbetet në ndërgjegjen e tyre.”

Ai tha se është në diskutim kontrolli në pikat kufitare.

Vendimi hyn në fuqi pas nënshkrimit nga ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, dhe vlen për dy javët e ardhshme, deri në vlerësimin e radhës të situatës me COVID-19. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

Politikë
Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Drejtësi
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Votimi në veri, KQZ: 1,461 votues më shumë se në zgjedhjet e mbajtura më 23 prill 2023

Votimi në veri, KQZ: 1,461 votues më shumë se në zgjedhjet e mbajtura më 23 prill 2023

Lajme
Kalo në kategori