LAJMI I FUNDIT:

Zemaj: Mund të ketë rritje të rasteve me COVID-19, por situata është nën kontroll

Zemaj: Mund të ketë rritje të rasteve me COVID-19, por situata është nën kontroll

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj gjatë takimit të Komitetit për vlerësimin e situatës me COVID-19, ka thënë se gjendja me pandeminë në vendin tonë është nën kontroll, por pavarësisht kësaj duhet vazhdimi i masave rigoroze.

Zemaj ka shtuar se në dy javët e fundit janë raportuar 4 mijë e 122 raste pozitive, dhe 49 raste të vdekjes, ndërsa pozitiviteti është 1.18%.


Ministri ka paralajmëruar se gjatë këtyre javëve mund të ketë rritje të rasteve pozitive.

“Sipas projeksionit të institutit, deri më 21 shkurt 2021 duke marrë për bazë numrin e rasteve pozitive dhe numrin e vdekjeve, numri i të sëmurëve do të sillet 312-321 raste, mesatarja 317 raste në 100 mijë banorë, që do të paraqiste rritje prej 6.9%, 4-5 vdekje brenda ditës me ulje 19.2%”, ka thënë Zemaj.

Ai ka shtuar se bazuar në situatën epidemiologjike, duhet të vazhdohen masat rigoroze dhe kufizimi i lëvizjes dhe aktiviteteve nëpër komuna duke i klasifikuar ato sipas kategorizimit në bazë të ngjyrave.

Zemaj ka shtuar se nga data 4-21 shkurt 2021, janë testuar 285 mijë e 900 persona të dyshimtë me virusin Sars COV-2.

“Deri më tani janë regjistruar 66 mijë e 380 raste pozitive. Deri më 21 shkurt 2021, 58 mijë e 169 janë të shëruar, dhe aktualisht janë 6 mijë e 639 raste aktive”, ka thënë Zemaj.

Zemaj ka shtuar se sipas gjinisë, meshkujt janë më të prekur, me rreth 51 për qind të infektuar dhe 49 për qind femra.  Ai shtoi se janë duke u angazhuar maksimalisht për sigurimin e vaksinës anti-COVID dhe vaksinimi i popullatës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Komunat
Anulohet orari i barnatoreve në Prishtinë - nuk do të ketë kufizime

Anulohet orari i barnatoreve në Prishtinë - nuk do të ketë kufizime

Komunat
Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Lajme
Shumica e vendeve të BE-së, pro heqjes së masave ndaj Kosovës

Shumica e vendeve të BE-së, pro heqjes së masave ndaj Kosovës

Lajme
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Lajme
Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Lajme
Kalo në kategori