LAJMI I FUNDIT:

Zemaj paralajmëron masa të reja nëse vazhdon rritja e rasteve

Zemaj paralajmëron masa të reja nëse vazhdon rritja e rasteve

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë që nëse vazhdon rritja e rasteve me COVID-19, do të ketë masa të reja kufizuese.

“Nëse bazohemi në statistika dhe në trendin, se si është ndjekur infeksioni pas muajit korrik dhe gusht, stabilizimi skajshmërisht i mirë që erdhi në fillim të shtatorit. Në analizat e brendshme që ne bëjmë, është një tregues që në disa aspekte, sidomos në kryeqytet rritja e infeksionit e ka tejkaluar 50% pothuajse çdo ditë, sidomos në dy javët e fundit”, tha ai.

Zemaj  ka theksuar që shkak i rritjes së numrit të rasteve, është mos-përgjegjshmëria e qytetarëve.

“Mendoj që është mos disiplina edhe individuale edhe institucionale. Niveli i infeksionit në institucionet publike, por edhe në ato private është tregues i qartë, që njerëzit nuk po janë të kujdesshëm dhe nuk e vendosin maskën. Edhe pse Kosova, në trendin që ne përcjellim, akoma jemi në limitet e vijës së gjelbër për kokë banori. Ky dyjavor për ne me statistika është i njëjtë, pavarësisht numrit që edhe dje e sot kemi mbi 280 raste me Covid”.5

Zemaj ka theksuar se po punojnë që të ndërmarrim masa dhe sipas tij, është e domosdoshme që të intervenojmë sidomos në Prishtinë.

“Nuk mund të lejojmë pavarësisht trendit të hapjes së nevojës që kemi për lëvizje, ekonomi, edhe për zhvillim të jetës normale. Do të ndërmarrim masa në kufizim të grumbullimeve (aktivitet qofshin private ose publike), do ta reduktojmë numrin në administratën qendrore apo lokale, do të ketë kufizim të kohës së zhvillimit të veprimtarive sidomos në gastronomi dhe të aktiviteteve kulturore dhe sportive”, tha ai në Klan Kosova.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Kalo në kategori