LAJMI I FUNDIT:

Zemaj: Bodigardët politikë po përpiqen ta dëmtojnë punën e mantel-bardhëve

Zemaj: Bodigardët politikë po përpiqen ta dëmtojnë punën e mantel-bardhëve

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka folur pas rasteve të fundit të vdekjeve nga coronavirusi në vendin tonë.

Zemaj, përmes një shkrimi në Facebook ka ngushëlluar familjarët e tyre, ndërkaq ka thënë se të gjithë ishin pacientë me sëmundje të tjera shoqëruese dhe se ky virus nuk e liron askënd nga përgjegjësia.


“Vala e madhe e virusit Covid-19 po përshkon tërë globin dhe po vazhdon të na shkund edhe neve. Dje kishim rritje të numrit të të infektuarve. Ndërsa kishte edhe bashkëqytetarë që humbën jetën, e që ishin të shtruar në Klinikën Infektive. Me këtë rast, e ndajë dhimbjen time dhe të Ministrisë së Shëndetësisë për humbjen e këtyre jetëve dhe familjarëve ju shpreh ngushëllime më të sinqerta. Të gjithë këta ishin pacientë me sëmundje të tjera shoqëruese. Fakti se nga ky virus më të ndjeshëm janë ata që vuajnë edhe nga sëmundje të tjera, askënd nuk e liron nga përgjegjësia”, thotë ministri.

Ai theksoi se aktualisht ka potencial të përballjes me virusin dhe se secili duhet të sillet në bazë të rekomandimeve të profesionistëve.

Sipas tij nuk ka vend për reagime historike, sidomos nga bodigardët politik që sipas tij po përpiqen të dëmtojnë punën e institucioneve dhe mantilbardhëve.

“Aktualisht kemi potenciale të përballemi me virusin. Duhet të sillemi sipas rekomandimeve të profesionisteve kompetent të mjekësisë. Nuk ka vend për reagime histerike sidomos nga bodigardët politik që po përpiqen ta dëmtojnë punën tonë dhe të mantelbardhëve. Ata që po përpiqen ta shfrytëzojnë këtë gjendje duke krijuar mjegullë, për të shkaktuar sabotime në punën tonë po gabohen dhe vetëm se rrezikojnë qëllimshëm shëndetin e qytetarëve. Nuk do të lejojmë të prodhohen ngërçe në këtë luftë ndaj së cilës do të triumfojmë së bashku. Duke qenë se këto çështje janë të ndjeshme dhe mund të interpretohen saktësisht vetëm nga profesionistet e fushës, ju bëj thirrje që të mos bëhet presion mbi personelin shëndetësor dhe t’i lënë ata ta kryejnë punën e tyre, ashtu si deri më tani”, tha ai.

Kurse pretendimet për çfarëdo dyshim ka thënë të adresohen pa asnjë hezitim tek organet përgjegjëse, të cilat e kanë këtë në mandat.

“Njëherit do të merren masa konform ligjeve në fuqi dhe kodit të etikes profesionale. Për ne është shumë me rëndësi që të sigurohet opinioni publik se institucionet dhe profesionistet shëndetësor po sakrifikojnë dhe po bëjnë punën e tyre, me qëllim që të menaxhohet kjo situatë aspak të lehtë. Sot do të adresohen masat e reja parandaluese nga Qeveria e Republikës së Kosovës për parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19. Respektoni rregullat e Manualit për mbrojtje nga përhapja e virusit COVID-19! Vendosni maskat! Ruajeni distancen! Mbajeni higjienën përsonale e kolektive”, ka shkruar Zemaj në fund./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Lajme
UP-ja pezullon nga puna profesorin Xhevat Krasniqi që dyshohet për ngacmim seksual

UP-ja pezullon nga puna profesorin Xhevat Krasniqi që dyshohet për ngacmim seksual

Lajme
Nënat e Srebrenicës falënderojnë presidenten Osmani: Një fjalim i tillë do të mbahet mend ndër breza

Nënat e Srebrenicës falënderojnë presidenten Osmani: Një fjalim i tillë do të mbahet mend ndër breza

Lajme
Haradinaj kërkon dorëheqjen e Qeverisë Kurti, pas publikimit të raportit nga DASH

Haradinaj kërkon dorëheqjen e Qeverisë Kurti, pas publikimit të raportit nga DASH

Lajme
​Raporti i DASh-it, opozita e vlerëson shqetësues, pushteti mohon ndërhyrjet në sistem të drejtësisë

​Raporti i DASh-it, opozita e vlerëson shqetësues, pushteti mohon ndërhyrjet në sistem të drejtësisë

Lajme
Kalo në kategori