Site icon Telegrafi

Zemaj: Ashpërsimi i zbatimit të masave do të vazhdojë!

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se mbrëmë, bashkë me Inspektoratin qendror dhe atë lokal, të mbështetur nga Policia e Kosovës ishte në terren për siç ka thënë “për të parë nga afër ashpërsimin e zbatimit të masave, të cilin e paralajmëruam gjatë ditës”.

Siç ka bërë të ditur ministri Zemaj, pas inspektimit, për shkak të mosrespektimit të masave, u gjobitën dhe u mbyllën shumë kateteri.

Madje, sipas Zemajt, “ky ashpërsim i zbatimit të masave do të vazhdojë!”.

“Prandaj, për ta ruajtur shëndetin dhe jetët tuaja, kërkoj nga të gjitha bizneset dhe qytetarët që të zbatojnë masat për parandalimin dhe përhapjen e COVID-19, përndryshe do të ketë ndëshkime!”.

“Lufta për ruajtjen e shëndetit publik nuk është luftë vetëm e institucioneve dhe e mjekëve por e të gjithëve”, ka shkruar më tej ministri Zemaj.

Postimi i plotë:

Mbrëmë, bashkë me Inspektoratin qendror dhe atë lokal, të mbështetur nga Policia e Kosovës isha në terren për të parë nga afër ashpërsimin e zbatimit të masave, të cilin e paralajmëruam gjatë ditës!

Pas inspektimit, për shkak të mosrespektimit të masave, u gjobitën dhe u mbyllën shumë kafeteri!

Ky ashpërsim i zbatimit të masave do të vazhdojë!

Prandaj, për ta ruajtur shëndetin dhe jetët tuaja, kërkoj nga të gjitha bizneset dhe qytetarët që të zbatojnë masat për parandalimin dhe përhapjen e Covid-19, përndryshe do të ketë ndëshkime!

Lufta për ruajtjen e shëndetit publik nuk është luftë vetëm e institucioneve dhe e mjekëve por e të gjithëve!

Exit mobile version