LAJMI I FUNDIT:

Zelensky thotë se ukrainasit do të thyejnë ëndrrat e Moskës

Zelensky thotë se ukrainasit do të thyejnë ëndrrat e Moskës

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se forcat e tij të armatosura nuk janë thyer moralisht, sa i përket përpjekjeve për të thyer ëndrrat e Moskës të filluara afro pesë muaj më parë në Ukrainë.

Duke iu adresuar kombit përmes një videoje, Zelensky theksoi se ka pasur ndryshime të mëdha në fushëbetejë në 24 orët e fundit, transmeton Telegrafi.

“Forcat e Armatosura të Ukrainës po përgjigjen, po i detyrojnë të tërhiqen dhe po shkatërrojnë forcat ofensive të okupatorit. Duhet t’i thyejmë”, shtoi presidenti ukrainas.

Ukrainasit publikojnë videon ku shihen se si me sistemin e avancuar raketor amerikan HIMARS, lansojnë raketat në Zaporizhzhia
Lexo po ashtu Ukrainasit publikojnë videon ku shihen se si me sistemin e avancuar raketor amerikan HIMARS, lansojnë raketat në Zaporizhzhia

“Është një detyrë e vështirë. Kërkon kohë dhe përpjekje të mëdha, por nuk kemi alternativa tjera”, tha ndër tjera Zelensky.

Ndryshe forcat ukrainase të hënën kanë ngritur sërish flamurin në Ishullin e Gjarprit, që prej muajsh ishte nën kontrollin e forcave ruse.

Ishte pikërisht një operacion ushtarak i ukrainasve, që detyroi rusët të tërhiqen. Për ta dëshmuar këtë, Kievi publikoi pamjet e sulmi mbi makinerinë luftarake të Moskës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
I kishin vendosur për ukrainasit, e pësuan vetë – rusët hidhen në erë nga minat që bashkëluftëtarët e tyre i kishin montuar për ushtarët e Kievit

I kishin vendosur për ukrainasit, e pësuan vetë – rusët hidhen në erë nga minat që bashkëluftëtarët e tyre i kishin montuar për ushtarët e Kievit

Evropa
Ukrainasja bëhet simbol i rezistencës, pavarësisht se rusët ia bombarduan lokalin në Kiev – ajo vazhdon të shërbejë kafe

Ukrainasja bëhet simbol i rezistencës, pavarësisht se rusët ia bombarduan lokalin në Kiev – ajo vazhdon të shërbejë kafe

Evropa
Ukrainasit shkatërrojnë me dron kamikaz autoblindën e rrallë ruse, që për herë të parë u përdor në katastrofën bërthamore të Çernobilit

Ukrainasit shkatërrojnë me dron kamikaz autoblindën e rrallë ruse, që për herë të parë u përdor në katastrofën bërthamore të Çernobilit

Evropa
Xhakarta më nuk do të jetë kryeqyteti i Indonezisë

Xhakarta më nuk do të jetë kryeqyteti i Indonezisë

Azia
Scholz: Paqja në Ukrainë është e mundur në çdo moment, vetëm Putin le t’i tërheq trupat

Scholz: Paqja në Ukrainë është e mundur në çdo moment, vetëm Putin le t’i tërheq trupat

Evropa
Mbështetësit e PKK-së kurde sulmojnë punonjësit e aeroportit në Paris – tentuan të parandalojnë ekstradimin e anëtarit të PKK-së në Turqi

Mbështetësit e PKK-së kurde sulmojnë punonjësit e aeroportit në Paris – tentuan të parandalojnë ekstradimin e anëtarit të PKK-së në Turqi

Evropa
Kalo në kategori