LAJMI I FUNDIT:

Zelensky takohet me komandantët ushtarakë dhe diskuton “de-okupimin e mëtejshëm” të territorit ukrainas

Zelensky takohet me komandantët ushtarakë dhe diskuton “de-okupimin e mëtejshëm” të territorit ukrainas

Presidenti Volodymyr Zelensky u takua me stafin e tij të lartë të sigurisë dhe ushtarak të hënën dhe diskutoi planet për “de-okupimin e mëtejshëm” të territorit ukrainas.

“Pjesëmarrësit dëgjuan informacione për situatën operacionale në vijën e parë”, ka thënë zyra e presidentit në një deklaratë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.


Siç është thënë më tej, aty “u morën vendime në lidhje me veprimet aktive të forcave të mbrojtjes me qëllim të de-okupimit të mëtejshëm të territorit të Ukrainës”.

Midis të pranishmëve ishin ministri i mbrojtjes Oleksiy Reznikov dhe Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës, gjenerali Valery Zaluzhny.

Ndryshe, gjërat kanë shkuar në favor të Kievit në fillim të këtij muaji, pasi ushtria ukrainase zmbrapsi forcat ruse në rajonin verilindor të Kharkiv dhe çliroi zona të mëdha territori.

Ofensiva e suksesshme e Ukrainës shënoi një kolaps të padëshiruar për presidentin rus Vladimir Putin, i cili që atëherë ka qenë subjekt i kritikave të forta nga besnikët e Kremlinit.

Putini më pas njoftoi rritjen e rekrutimit ushtarak për të nxitur pushtimin e Moskës, një strategji që ka shkaktuar reagime të ashpra në pjesë të ndryshme të Rusisë, në formën e protestave. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ajo hipi mbi një peshkaqen, pastaj u pendua shumë: Vajza u lëndua në një vend të papërshtatshëm

Ajo hipi mbi një peshkaqen, pastaj u pendua shumë: Vajza u lëndua në një vend të papërshtatshëm

Amerika

"Mos e provokoni Iranin", paralajmëron zëdhënësi i Hezbollahut

Botë
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Azia
Pse Irani po mundohet ta fshehë sulmin izraelit?

Pse Irani po mundohet ta fshehë sulmin izraelit?

Botë
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Azia
U hodh nga shkëmbi famëkeq në det, por britaniku gjykoi gabimisht: Videoja horror po përhapet në rrjetet sociale

U hodh nga shkëmbi famëkeq në det, por britaniku gjykoi gabimisht: Videoja horror po përhapet në rrjetet sociale

Evropa
Kalo në kategori