LAJMI I FUNDIT:

Zelensky: Sulmi në Odesa ishte terror i qëllimshëm i Rusisë

Zelensky: Sulmi në Odesa ishte terror i qëllimshëm i Rusisë

Në video-fjalimin e mbrëmjes, presidenti Volodymyr Zelenskyy ka thënë se bombardimet e Rusisë në rajonin e Odesa janë “terror i qëllimshëm rus”.

“Në rajonin e Odesa, largimi i rrënojave pas sulmit me raketa ruse në Serhiivka është duke u zhvilluar. Tre raketa goditën një ndërtesë të zakonshme banimi, një ndërtesë nëntëkatëshe në të cilën askush nuk fshehu asnjë armë, pajisje ushtarake apo municione”, deklaroi ai.


Tre rezultatet e mundshme të luftës në Ukrainë, sipas Kissingerit
Lexo po ashtu Tre rezultatet e mundshme të luftës në Ukrainë, sipas Kissingerit

“Ishte një ndërtesë e thjeshtë, aty banonin rreth 160 njerëz. Nga kjo goditje u shkatërrua edhe qendra rekreative – një objekt absolutisht tipik për zonën bregdetare”, pohoi i pari i shtetit ukrainas.

Ai theksoj se ky është një terror rus i qëllimshëm dhe se nuk ka të bëjë me ndonjë gabim apo sulm aksidental me raketa.

“Djali i vrarë, 12 vjeç, quhej Dmytro. Deri më tani, në listën e të vdekurve janë 21 persona dhe të plagosur rreth 40. Shifrat kanë ndryshuar gjatë gjithë ditës, fatkeqësisht numri i të vdekurve po rritet”, pohoi presidenti ukrainas.

Raketa ruse godasin një apartament në Odesa - pamje kur një grua e frikësuar kërkon ndihmë
Lexo po ashtu Raketa ruse godasin një apartament në Odesa - pamje kur një grua e frikësuar kërkon ndihmë

Ai shtoi se ishte mirënjohës ndaj SHBA-ve dhe “personalisht Bidenit” për paketën e re të mbështetjes për Ukrainën, e cila përfshin “sisteme shumë të fuqishme NASAMS”. /Telegrafi/