LAJMI I FUNDIT:

Zelensky: Rusia shkatërroi rreth 500 kisha dhe objekte fetare të besimeve të ndryshme

Zelensky: Rusia shkatërroi rreth 500 kisha dhe objekte fetare të besimeve të ndryshme

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se gjatë agresionit ushtarak, rusët shkatërruan rreth 500 kisha dhe objekte fetare të besimeve të ndryshme.

Reklama

“Qindra objekte fetare u shkatërruan, u dëmtuan ose u plaçkitën si rezultat i pushtimit rus të Ukrainës. Të gjitha fetë dhe besimet u prekën, duke përfshirë kishat, xhamitë, sinagogat dhe ndërtesat arsimore dhe administrative të komuniteteve fetare në Ukrainë”, tha Zelensky.

Sipas presidentit të Ukrainës, të gjitha këto janë vetëm objektiva për Rusinë dhe se nuk i sheh ndryshe.

Burri nga Rusia, vajza e të cilit vizatoi pikturë kundër luftës në Ukrainë – dënohet me dy vite burgim
Lexo po ashtu Burri nga Rusia, vajza e të cilit vizatoi pikturë kundër luftës në Ukrainë – dënohet me dy vite burgim

“Por raketat dhe artileria e shtetit terrorist nuk e thyen njerëzimin dhe besimin tonë. Ukraina do të fitojë, jeta do të fitojë”, theksoi Zelensky.

Në anën tjetër, këto ditë në Ukrainë kanë arritur dhjetëra tanke të prodhimit gjerman dhe britanik, përkatësisht Leopard 2 dhe Challenger, për të cilat falënderuan ukrainasit miqtë në Berlin dhe Londër.

U publikuan edhe pamje të këtyre tankeve, të cilat ishin kërkuar nga Kievi nga fillimi i luftës dhe thuhet se do ta ndryshojnë rrjedhën e luftës në këtë vend. /Telegrafi/


Në trend Botë

Më shumë
Dhjetëra ushtarë rusë braktisin pozicionet e tyre në vijën e frontit, sipas pamjeve që po shpërndahen në rrjet

Dhjetëra ushtarë rusë braktisin pozicionet e tyre në vijën e frontit, sipas pamjeve që po shpërndahen në rrjet

Evropa
Pamje dramatike, dhjetëra ushtarë ukrainas ia mësyjnë llogoreve të rusëve

Pamje dramatike, dhjetëra ushtarë ukrainas ia mësyjnë llogoreve të rusëve

Evropa
Momenti kur ukrainasit hedhin në erë tankun rus

Momenti kur ukrainasit hedhin në erë tankun rus

Evropa
Rubin: Serbia është i vetmi vend në Ballkan ku mediat ruse ‘RT’ dhe ‘Sputnik’ transmetojnë ende

Rubin: Serbia është i vetmi vend në Ballkan ku mediat ruse ‘RT’ dhe ‘Sputnik’ transmetojnë ende

Botë
Ish-gjenerali amerikan: Putin më parë përdor armë bërthamore sesa humb luftën në Ukrainë

Ish-gjenerali amerikan: Putin më parë përdor armë bërthamore sesa humb luftën në Ukrainë

Evropa

"Po villnin dhe kishin njolla të mëdha në lëkurë": Ushtarët rusë kishin shfaqur shenja helmimi nga rrezatimi në Çernobil

Evropa
Kalo në kategori