LAJMI I FUNDIT:

Zelensky: Rusët po planifikojnë diçka në jug

Zelensky: Rusët po planifikojnë diçka në jug

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, njoftoi mbrëmë në kanalin e tij Telegram, se forcat ruse “megjithë humbjet jashtëzakonisht të larta, ende po përpiqen të avancojnë në rajonet Donetsk dhe Luhansk dhe të manovrojnë në rajonin e Kharkivit”.

“Ata po planifikojnë diçka edhe në jug. Por ne po mbahemi dhe qfarë është më e rëndësishme, nuk po e lejojmë armikun të realizojë qëllimet e tij”, shtoi presidenti ukrainas, transmeton Telegrafi.


Kujtojmë se Rusia vazhdoi sulmin e saj ndaj forcave ukrainase të vendosura përgjatë vijës së frontit në rajonin e Donetskut në lindje të vendit, ndërsa raketat goditën qytetin Dnipro dje, njoftoi Ministria e Mbrojtjes në Moskë.

Gjithashtu nga kjo Ministri bënë të ditur se qytetet Verkhnokamyansk, Andrivka dhe Vodjane u sulmuan nga ajri.

Raportet përkojnë me deklaratat e ngjashme nga Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës, duke iu referuar përqendrimit masiv të trupave ruse përgjatë frontit në atë zonë.

Sipas zyrtarëve rajonalë, dje katër raketa ruse goditën qytetin qendror të Ukrainës, Dnipro. /Telegrafi/