LAJMI I FUNDIT:

Zelensky premton se Donbasi do të jetë “përsëri ukrainas”

Zelensky premton se Donbasi do të jetë “përsëri ukrainas”

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka premtuar se Donbasi do të jetë “përsëri ukrainas”, edhe pse forcat ruse vazhdojnë të bëjnë përparime në rajonin juglindor.

Duke folur gjatë fjalimit të tij të natës të premten, Zelensky e quajti situatën aktuale në Donbas “shumë të vështirë”, duke iu referuar rritjes së fuqisë së zjarrit dhe fuqisë ushtarake nga Rusia në rajon, shkruan CNN, përcjell Telegrafi.

“Kjo është arsyeja pse ne duhet të rrisim mbrojtjen tonë, të rrisim rezistencën tonë dhe Donbasi do të jetë përsëri ukrainas. Edhe nëse Rusia do të sjellë të gjitha vuajtjet dhe rrënimet në Donbas, ne do të rindërtojmë çdo qytet, çdo komunitet”, theksoi Zelensky.

“Nuk do të ndihemi më kurrë të sigurt” nëse Rusia fiton, thotë sekretarja e Jashtme e Britanisë së Madhe
Lexo po ashtu “Nuk do të ndihemi më kurrë të sigurt” nëse Rusia fiton, thotë sekretarja e Jashtme e Britanisë së Madhe

Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së pohoi gjatë një konference për shtyp të premten se Rusia po vazhdon të bëjë “përparime në rritje” në Donbas.

E Ukraina vazhdon t’u bëjë thirrje partnerëve ndërkombëtarë, përfshirë Mbretërisë së Bashkuar, që t’i sigurojnë asaj sisteme të shumta raketash për t’iu kundërvënë ofensivës ruse.

Ndërsa pranoi kërkesën e Ukrainës, sekretari i shtypit i Pentagonit, John Kirby, theksoi gjatë konferencës së së premtes se “vendimet… nuk janë marrë ende”. /Telegrafi/