Zyrtarët dhe ligjvënësit ukrainas i kanë bërë thirrje administratës së presidentit amerikan, Joe Biden dhe anëtarëve të Kongresit në muajt e fundit që t’i japin ushtrisë ukrainase municione thërrmuese, një armë e ndaluar në më shumë se 100 vende, por që Rusia vazhdon t’i përdorë me efekt shkatërrues brenda Ukrainës.

Reklama

Kërkesa e Ukrainës për municione thërrmuese, të cilën shumë zyrtarë amerikanë dhe ukrainas i thanë CNN-it, është një nga kërkesat më të diskutueshme që ukrainasit i kanë bërë SHBA-së që nga fillimi i luftës në muajin shkurt.

Zyrtarët e lartë në administratën e Bidenit e kanë marrë këtë kërkesë prej muajsh dhe nuk e kanë refuzuar plotësisht.

Reklama

Municionet thërrmuese janë të pasakta në dizajn dhe shpërndajnë “bomba” në zona të mëdha dhe mund të përbëjnë një rrezik afatgjatë për këdo që i ndesh, ngjashëm me minat tokësore, transmeton Telegrafi.

Reklama

Zyrtarët e lartë amerikanë kanë deklaruar publikisht se ata planifikojnë t’u ofrojnë ukrainasve aq shumë mbështetje deri në gjunjëzimin e Rusisë. Megjithatë, pajisjet ushtarake perëndimore nuk janë të pafundme dhe ndërsa rezervat luftarake po pakësohen, ukrainasit ia kanë bërë të qartë SHBA-ve se mund të përdorin municione thërrmuese.

Për Ukrainën, municionet thërrmuese mund të zgjidhin dy çështje kryesore: nevojën për më shumë municion për sistemet e artilerisë dhe raketave të ofruara nga SHBA dhe të tjerët, dhe një mënyrë për të reduktuar epërsinë numerike të Rusisë në artileri.

Reklama

Administrata Biden nuk e ka përjashtuar atë opsion si mjetin e fundit, nëse furnizimet fillojnë të zvogëlohen në mënyrë të rrezikshme. Burimet e CNN thanë se propozimi nuk ka marrë ende vëmendje të konsiderueshme në një pjesë të madhe për shkak të kufizimeve ligjore të vendosura nga Kongresi mbi aftësinë e SHBA-së për të ofruar municione thërrmuese.

Reklama

Këto kufizime zbatohen për municionet me më shumë se një për qind e municioneve të pashpërthyera, gjë që rrit gjasat që ato të paraqesin rrezik për civilët. Presidenti i SHBA-së, Joe Biden mund ta anulojë atë kufizim, por administrata u ka sinjalizuar ukrainasve se kjo nuk ka gjasa në të ardhmen e afërt.

Reklama

“Aftësia e Ukrainës për të përfituar në fazat aktuale dhe të ardhshme të konfliktit nuk varet në asnjë mënyrë nga prokurimi i municioneve të përmendura nga ana e saj”, tha një këshilltar i Kongresit për CNN.

Si ukrainasit ashtu edhe rusët kanë përdorur bomba thërrmuese që kur Rusia pushtoi Ukrainën në shkurt, por rusët – të cilët gjithashtu i kanë përdorur municionet për të bërë kërdi mbi civilët në Siri – i kanë përdorur ato më shpesh kundër objektivave civilë, duke përfshirë parqet, klinikat dhe një qendër kulturore, tregon një hetim nga Human Rights Watch.

Reklama

Përdorimi i municioneve nga Rusia, duke përfshirë raketat thërrmuese Smerch 300 mm që mund të lëshojnë nënmunicione në një zonë sa një fushë futbolli, është dokumentuar në dhjetëra rajone të Ukrainës, duke përfshirë Kharkivin.

Reklama

CNN kontaktoi në mënyrë specifike Zyrën e Presidentit të Ukrainës dhe Ministrinë e Mbrojtjes, e cila tha se nuk komenton mbi raportet që lidhen me kërkesat për sisteme specifike të armëve ose municioneve.

SHBA-ja nuk është nënshkruese e Konventës për Municionet Thërrmuese, dhe ka rezerva të mëdha municionesh. Por zyrtarët e administratës besojnë se, përtej kufizimeve të Kongresit, ka shumë të meta në përdorimin e municioneve thërrmuese – rreziku më i madh që ato paraqesin për civilët – për të justifikuar mbajtjen e tyre nëse nuk është absolutisht e nevojshme. Tani për tani, SHBA nuk beson se municionet janë të domosdoshme për suksesin e Ukrainës në fushën e betejës.

Reklama
Reklama

Zyrtarët ukrainas, megjithatë, pohojnë se rusët përdorin gjerësisht municione thërrmuese, kryesisht në zonat civile. Për këtë arsye, ukrainasit i janë drejtuar Departamentit të Shtetit, Pentagonit dhe Kongresit “shumë herë” për të lobuar për municionet, të njohura si municione konvencionale të zgjeruara me përdorim të dyfishtë. /Telegrafi/