LAJMI I FUNDIT:

Zelensky para deputetëve britanikë: Vendi juaj qëndroi pranë Ukrainës që në ditën e parë të luftës

Zelensky para deputetëve britanikë: Vendi juaj qëndroi pranë Ukrainës që në ditën e parë të luftës

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky po qëndron në Mbretërinë e Bashkuar, përkatësisht në Londër, ku po zhvillon takime të shumta.

Atë fillimisht e priti në aeroportin e Londrës, kryeministri Rishi Sunak, me të cilin më pas vazhduan bisedën në Downing Street, transmeton Telegrafi.


Ndërsa para pak çastesh mbajti një fjalim para deputetëve britanikë, të cilët i falënderoi për kontributin e dhënë për Ukrainën.

“Londra ka qëndruar me Kievin që në ditën e parë, në sekondat dhe minutat e para të luftës… ia zgjati dorën kur bota akoma nuk e dinte si të reagonte”, tha Zelensky.

Zelensky e Sunak në 'Downing Street', presidenti ukrainas falënderon popullin britanik për ndihmën e dhënë
Lexo po ashtu Zelensky e Sunak në 'Downing Street', presidenti ukrainas falënderon popullin britanik për ndihmën e dhënë

“Jam këtu para jush falë trimërisë dhe heronjve të luftës që janë nëpër istikame nën goditjet e vazhdueshme të artilerisë së armikut, që për çdo moment po mbrojnë vendin dhe kufijtë. Faleminderit Britani”, shtoi presidenti ukrainas duke iu referuar ndihmës që britanikët i dhanë ukrainasve në stërvitjen e ushtarëve të Kievit.

Ai gjithashtu kishte një mesazh personal për ish-kryeministrin britanik Boris Johnson, duke thënë se ka treguar “karakter të fortë” nga fillimi i luftës.

Sipas tij, fitorja e Ukrainë do ta ndryshojë botën dhe të shtyjë sa më larg forcat e agresorit.

“Mbretëria e Bashkuar po marshon së bashku me ne fitoren më të rëndësishme, do të jetë një fitore mbi idenë e luftës”, theksoi Zelensky.

Aeroplani me të cilin Zelensky udhëtoi ateron në aeroportin e Londrës, atje u prit nga Rishi Sunak – do të takohet edhe me Mbretin Charles
Lexo po ashtu Aeroplani me të cilin Zelensky udhëtoi ateron në aeroportin e Londrës, atje u prit nga Rishi Sunak – do të takohet edhe me Mbretin Charles

Ai madje zbuloi helmetën e pilotit ukrainas para deputetëve britanikë, që kishte të shkruar “kemi lirinë, na jepni krahë për ta mbrojtur”.

Krejt në fund të fjalimit që u përcoll me duartrokitje të mëdha tha: “Zoti e bekoftë Britaninë e Madhe dhe rroftë Mbreti. Slava Ukraini”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dy vite më parë arritën marrëveshje për blerjen e 12 aeroplanëve luftarakë francez Rafale, gjashtë prej tyre ateruan në Zagreb të Kroacisë

Dy vite më parë arritën marrëveshje për blerjen e 12 aeroplanëve luftarakë francez Rafale, gjashtë prej tyre ateruan në Zagreb të Kroacisë

Kroacia
Macron: Evropa mund të vdesë, duhet të tregojmë që nuk jemi vasal i Shteteve të Bashkuara

Macron: Evropa mund të vdesë, duhet të tregojmë që nuk jemi vasal i Shteteve të Bashkuara

Evropa
Piloti ukrainas i MiG-29 rrëzon dronin spiun rus – pamje nga toka dhe kabina e fluturakes

Piloti ukrainas i MiG-29 rrëzon dronin spiun rus – pamje nga toka dhe kabina e fluturakes

Evropa
Ukrainasit përdorin për herë të parë raketat amerikane me rreze të gjatë

Ukrainasit përdorin për herë të parë raketat amerikane me rreze të gjatë

Evropa
Kush është serbi nga Prishtina që Beogradin mund t'ia merr Vuçiqit në zgjedhjet e 2 qershorit

Kush është serbi nga Prishtina që Beogradin mund t'ia merr Vuçiqit në zgjedhjet e 2 qershorit

Serbia
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Kalo në kategori