LAJMI I FUNDIT:

Zelensky: Mbrojtja e Ukrainës kushton 5 miliardë dollarë në muaj

Zelensky: Mbrojtja e Ukrainës kushton 5 miliardë dollarë në muaj

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka vlerësuar koston mujore të mbrojtjes së Ukrainës kundër pushtimit rus.

Ai ka deklaruar se vendit të tij i kushton pesë miliardë dollarë në muaj mbrojtja kundër pushtuesit rus.

“Kjo është një luftë për të drejtën për të diktuar kushtet në Evropë. Një luftë që do të përcaktojë se si do të duket rendi i ardhshëm botëror”, tha Zelensky në një fjalim virtual para delegatëve të samitit të NATO-s në Madrid.

Zelensky u bëri thirrje udhëheqësve të NATO-s që të dërgojnë më shumë armë dhe para në Ukrainë dhe të “parandalojnë aftësinë e Rusisë për të financuar luftën” përmes sanksioneve.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg përsëriti sot se “Ukraina mund të llogarisë në mbështetjen e Aleancës për aq kohë sa të jetë e nevojshme”.

Ndryshe, ai edhe një herë ka ripërsëritur kërkesën për anëtarësim në aleancën më të madhe ushtarake në botë. /Telegrafi/