Deputeti i Nisma për Kosovën, Milaim Zeka në fillimin e seancës së jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës ku pritej të diskutohej për vendimin e Qeverisë për ndarjen e mjeteve financiare nga shpenzimet e paparashikuara, ka thënë se ndjehet shumë i zhgënjyer me propozuesin e kësaj seance e cila po mbahet në ditën e Epopesë së UÇK-së.
Zeka tha se nuk thërritet seancë e jashtëzakonshme në këtë ditë, sidomos kur Kuvendi siç tha ai ka shumë probleme për të cilat duhet të diskutoj.
“E shpreh zhgënjimin e madh ndaj propozuesve të kësaj seance. Nuk thirret seancë e jashtëzakonshme në ditën e madhe të Epopesë së Prekazit. Sot është ditë e martë dhe është një farë lloj dite e zezë. Kemi një milion problem për të cilat parlamenti i Kosovës duhet ti diskutoj. E kemi një ditë të shenjtë prandaj personalisht jam I zhgënjyer pse e keni thirre sot këtë seancë”, ka thënë Zeka.
Ndryshe, kjo seancë është thirrur në bazë të kërkesës së 44 deputetëve të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje së bashku me grupin parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe dy deputetët e Alternativës. /Telegrafi/