Site icon Telegrafi

Zbuloni Ingrid Gjonin

Le ta nisim nga bukuria. Ti e ke ndonjë recetë sekrete?

Gjoni: Jo, nuk kam asnjë recetë. Madje nuk jam shumë e rregullt as në vendosjen e kremit të ditës e të natës. Një ditë e përdor, ndërsa ditën tjetër e harroj.

Cili është zakoni yt më i mirë?

Gjoni: Kujtohem për të gjithë njerëzit.

Po më i keqi?

Gjoni: Nevrikosem shumë shpejt.

Pa cilin makiazh nuk mund të bësh dot?

Gjoni: Pa pluhurin e verdhë tek sytë e pa rimelin.

Pa cilin aksesor nuk do të mund të rrije dot?

Gjoni: Pa unazën, që mbaj gjithmonë në gisht.

Cilat janë ikonat e tua të modës?

Gjoni: Kam shumë. Nuk fiksohem vetëm pas një firme.

Cila është modelja juaj e preferuar?

Gjoni: Femra që më pëlqen mua nuk është modele, por do të doja shumë ta shikoja mbi pasarela. Ajo është Ana Falchi.

Cila është këshilla më e mirë e modës që nuk e keni marrë kurrë?

Gjoni: Çdo gjë ndryshon në trupin e çdokujt.

Cila është fraza që ju duket më e bezdisshmja për ta ripërsëritur?

Gjoni: Po, po, po.

Nëse do të kishe qenë ngjyrë, cila ngjyrë do të preferoje të ishe?

Gjoni: E verdha.

Po nëse do të kishe qenë këngë?

Gjoni: “Parajsa”.

Një gur i çmuar?

Gjoni: Brilant.

Një stinë?

Gjoni: Verë, sigurisht.

Një pije?

Gjoni: Tekila.

Një veshje?

Gjoni: Një xhakete, një fund i shkurtër ose treçerekëshe ose një palë sandale shumë të larta.

Një gjendje shpirtërore?

Gjoni: Lumturi.

Një mbiemër?

Gjoni: Gjoni.

Cila është dita më e lumtur e jetës tënde?

Gjoni: Kam pasur shumë. Unë i bëj vetë ditët e lumtura dhe po vetë i prish.

Cila është gjëja e parë që bën kur zgjohesh në mëngjes?

Gjoni: Zgjimin s’e kam asnjëherë njësoj. Njëherë ha diçka sapo zgjohem, njëherë tjetër lahem…

Çfarë ka gjithmonë mbi komodinën tënde?

Gjoni: Celulari, pultet e televizorit, cigaret dhe çelësat e shtëpisë.

Cili është ushqimi yt i preferuar?

Gjoni: Filetot e paskuqura mirë, si të gjakosura.

Cilat janë pushimet që do të pëlqenin më shumë?

Gjoni: Do doja të shkoja, bashkë me 15 shoqe të miat, në Dubai për pushime të gjata.

Cili është albumi i parë muzikor që ke dëgjuar?

Gjoni: S’më kujtohet. Duhet të kem qenë shumë e vogël.

A ke frikë nga plakja?

Gjoni: Për momentin jo, se nuk e konceptoj dot.

Mes gjithë dhuratave që të kanë bërë në gjithë këto kohë, cila është më e preferuara për ty?

Gjoni: Dhuratën më të bukur ma ka bërë mami, një shtëpi të gjithën për mua.

Cili është shkrimtari yt i preferuar?

Gjoni: Çehovi.

Cila është banda muzikore që pëlqen më shumë?

Gjoni: S’më pëlqejnë grupet. Preferoj vetëm këngëtarë solo.

Po skuadra jote e zemrës cila është?

Gjoni: Milani.

Cilat janë tre gjërat që ëndërron të bësh deri në fund të jetës?

Gjoni: Teatrin, një bebe dhe një pleqëri të fisme e të qetë.

Nëse do të mund të ftoje për darkë ndonjë personazh, edhe ata të kohës së shkuar, kë do të zgjidhje?

Gjoni: Elvis Presley.

Nëse do të kishe mundësi për të jetuar në një kohë tjetër, cilën epokë do të zgjidhje?

Gjoni: Këtë kohë që po jetoj.

Kur të ka zënë qymyri për herë të parë?

Gjoni: Asnjëherë.

Cili është mashkulli më seksi në botë për ty?

Gjoni: Më duket sikur ka shumë meshkuj seksi, por po veçoj Brad Pitt.

Cili është defekti më i shëmtuar për një mashkull sipas teje?

Gjoni: Mënyra e keqe e komunikimit dhe gënjeshtrat.

 

/Vip-KJ/

Exit mobile version