LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet “formula” e orgazmës mashkullore: Gjithçka çon në një gjë…

Zbulohet “formula” e orgazmës mashkullore: Gjithçka çon në një gjë…
shutterstock

Së fundmi, matematikanët nga Britania e Madhe, në Universitetin anglez “Sussex”, kanë analizuar aspektet psikologjike dhe biologjike të orgazmës mashkullore, për të dalë me “formulën” se çfarë e shkakton atë

“Duke u bazuar në të dhënat e përcaktuara, si dhe punën e publikuar më parë për modelimin e fenomeneve biologjike, ne zhvilluam modelin e parë të suksesshëm matematikor të performancës seksuale”, tha për “NY Post” bashkëautori i studimit Dr. Konstantin Blyuss.

“Në të kaluarën, studiuesit u përpoqën të shkruanin një model që do të përshkruante rrugën fiziologjike drejt kulmit mashkullor, por pa sukses”, thotë Blyuss, transmeton Telegrafi.

Ata krijuan dy ekuacione, njëra lidhur me atë mendore dhe tjetra me aspektet fizike të intimitetit mashkullor.

shutterstock

“Gjetjet tona hedhin dritë mbi një temë tabu shoqërore dhe ne besojmë se ato mund të kenë një aplikim të dobishëm në trajtimin klinik të mosfunksionimit seksual, si dhe në ofrimin e formulës për publikun e gjerë, për përmirësimin e jetës seksuale”, tha bashkëautorja Dr. Yuliya Kyrychko.

Një gjetje kryesore është se eksitimi i tepërt psikologjik në fillim të procesit mund të parandalojë aftësinë për të arritur kulmin.

“E thënë thjesht, zbulimin mund ta përmbledhim në një mesazh: “Mos mendo shumë”.

Gjëja tjetër për të cilën do të punojnë, thanë ata, është një studim i orgazmës femërore, por ata pajtohen se mund të marrë kohë sepse orgazma është më komplekse se orgazma mashkullore. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Si hahet avokadoja dhe cilat janë përparësitë e saj

Si hahet avokadoja dhe cilat janë përparësitë e saj

Të njohim produktet
Kalo në kategori