LAJMI I FUNDIT:

Zbulohen pesë skulptura romake në Tiranë

Zbulohen pesë skulptura romake në Tiranë

Pesë monumente mortore romake, gati 1700 vjeçare, janë zbuluar në fshatin Baldushk të Tiranës.

Zbulimin e kishte bërë një banor i fshatit, Besnik Bali. Teksa punonte tokën e tij bujqësore ai kishte ka hasur objektet arkeologjike.

Specialistët e Institutit të Arkeologjisë shpjegojnë se monumentet në përmasa mbi një metër viheshin si kapakë ose si mbulojë e varreve.


Specialistët e Institutit të Arkeologjosë, kanë thënë se katër prej këtyre objekteve janë monumente mbivarrore të shekujve 3-4 të erës sonë. Të pesta zbulimet janë skulptura që i takojnë shekujve të 3-të dhe të 4-t të erës sonë dhe i përkasin periudhës romake. /BW/Telegrafi/