Para se të gjendej pa vetëdije në vaskë më 31 janar, Bobbi Kristina Brown kishte pasur një zënkë me të dashurin e saj, Nick Gordon.
RadarOnline ka siguruar SMS mesazhet, të cilat i kishte shkëmbyer vajza e Whitney Houston me shoqërinë e saj, të cilët i ka njoftuar për problemet me partnerin.
“Nuk di çfarë të bëj me Nickun… E di si është. E dua, por jam lodhur duke u zënë dhe ai duke më folur gjithmonë se çfarë duhet të bëj dhe çfarë të mos bëj. Për më shumë, kam zbuluar diçka… Jam e pikëlluar”, kishte shkruar Bobbi Kristina.
Më herët është raportuar se Gordon e ka keqtrajtuar fizikisht të dashurën e tij dhe se ka marrë para nga xhirollogaria e saj gjatë kohës sa ishte në koma.
Mbrëmjen kur ajo u gjet pa vetëdije, kishte lënë takim me një person të afërt për ta njoftuar rreth një ‘zbulimi’ për Gordonin, mirëpo takimi nuk ndodhi pasi ajo përfundoi në spital. /Telegrafi/