LAJMI I FUNDIT:

Zbulim sensacional: Është zbuluar ilaçi i cili u ndihmon meshkujve të bëjnë dashuri katër herë më gjatë!

Zbulim sensacional: Është zbuluar ilaçi i cili u ndihmon meshkujve të bëjnë dashuri katër herë më gjatë!

Ilaçi i ri revolucionar do të mund t’u ndihmojë meshkujve që të qëndrojnë më gjatë në krevat

Ekspertët e mjekësisë aktualisht po studiojnë kligosibanin, i cili mund të përdoret për shërimin e ejakulimit të hershëm, transmeton Telegrafi.


Studimi më i ri po i ndjek efektet e kligosibanit te 200 meshkuj.

Meshkujt, të cilët përballen me ejakulim të hershëm, do t’u nënshtrohen mbikëqyrjes për të konstatuar si funksionon ky ilaç.

Doktorët besojnë që pilula do të mundë të shtyjë orgazmën, sepse pengon lidhjen e oksitocinës për qeliza në trup.

Nëse ky hormon i dashurisë është i bllokuar, me siguri është për shkak se momenti i klimaksit do të ndodhë më vonë.

Derisa hulumtimet janë ende në fazë të hershme, mjekët po ndërmarrin hapa pozitivë në shërimin e problemit të përbashkët shëndetësor.

Hulumtuesit i kanë ndarë pjesëmarrësit në eksperiment në dy grupe – në njërin i cili ka marrë kligosiban, ndërsa tjetri ka marrë placebo.

Ata të cilët kanë marrë ilaçin kanë vërejtur që qëndrueshmëria e tyre seksuale është shtuar për 3,8 herë.

Kjo ka qenë dyfish më gjatë se nga grupi që ka marrë placebo, gjë që tregon që pilula do të mundë të jetë e suksesshme.

Ejakulimi i hershëm i përshkruan meshkujt të cilët përjetojnë orgazmën shumë herët gjatë marrëdhënies seksuale.

Gjendja është më e shpeshtë seç mendoni, ndërsa e sulmon çdo të tretin mashkull. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori