LAJMI I FUNDIT:

Zbulim i ri në qetësimin e gjeneve

Zbulim i ri në qetësimin e gjeneve

Një grup shkencëtarësh kanë bërë të ditur se kanë identifikuar një mekanizëm të ri për qetësimin e gjeneve, i cili bllokon makinerinë qelizore që është përgjegjëse për translacionin e ARN-së në proteina te gjenet specifike.

Gjenet i përcaktojnë rregullat të cilat qelizat individuale i shfrytëzojnë për të prodhuar proteina të ndryshme që formojnë trupin. Por, vetëm afërsisht 10% e gjeneve humane në mënyrë aktive prodhojnë proteina në një qelizë të caktuar, në kohë të caktuar. Pjesa tjetër (90%) janë të qetësuar nga mekanizma të ndryshëm që veprojnë për të bllokuar transkriptimin e gjeneve në ARN ose translacionin e ARN-së në proteinë.

Në studimin e ri të publikuar në revistën “Nature”, një grup shkencëtarësh të Institutit Wistar dhe të Universitetit të Kalifornisë, kanë bërë të ditur se kanë identifikuar një mekanizëm të ri për qetësimin e gjeneve, i cili bllokon makinerinë qelizore që është përgjegjëse për translacionin e ARN-së në proteina te gjenet specifike.


Të dhënat thonë se pjesë të vogla të ARN-së (të njohura si mikro-ARN), mund të operojnë në mënyrë të plotë, duke penguar gjenet për prodhimin e proteinave. Mikro-ARN janë të implikuar në shumë lloje kanceri dhe mekanizmi për qetësimin e gjeneve ofron një potencial shpresëdhënës për intervenimet antikanceroze.

Autorët e këtij studimi thonë që disa mikro-ARN, afërsisht përputhin sekuencat e tyre kundër sekuencave të posaçme të ARN-së duke i shënjuar për shkatërrim. Është kjo mënyra me të cilën mikro-ARN-të qetësojnë gjenet. Duke ndjekur molekulat e involvuara në gjenerimin e mikro-ARN-ve dhe molekulat tjera në qelizë, është zbuluar një rrugë plotësisht e re që çon te mekanizmi që bllokon makinerinë qelizore të sintetizojë proteina nga ARN-i. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori