Bora ka mbuluar pjesë të qytetit Tabuka në veriperëndim të Arabisë Saudite – e kjo ndodhi në ditën e parë të Vitit të Ri, këtë e tregojnë më së miri pamjet e publikuara më poshtë.
Qytetarët kanë dalë nëpër rrugët e Jebel Al Loz nga e shtuna, kur edhe bora filloi të bie në këtë rajon, transmeton Telegrafi.
E moti i ligë ka detyruar autoritetet të mbyllin rrugët për qarkullim për arsye sigurie – por kjo nuk i ndali ata të shijojnë borën që është shumë e rrallë në këtë rajon.
Pritet që temperaturat të bien nën zero gradë, e borë ka rënë edhe në shkretëtirën e Arabisë Saudite. Në rrjetet sociale janë publikuar fotografi e video të ndryshme ku shihet dunat e rërës janë mbuluar nga bora.
Por përzierja e borës me rërë i japin një kontrast këtij vendi që e bën të duket si në përralla. Mbrojtja Civile e Arabisë Saudite, i ka bërë thirrje vizitorëve dhe banorëve të Tabukas që jenë të kujdesshëm për shkak të dukshmërisë së dobët. /Telegrafi/
REPORT: A mountain of snow has just fallen in Saudi Arabia. – Global Warming. pic.twitter.com/XCf7wXJmwv
— New Granada (@NewGranada1979) January 2, 2022
https://twitter.com/7yhy/status/1477219264432066562?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1477219264432066562%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.kurir.rs%2Fplaneta%2F3842837%2Fsaudijska-arabija-sneg-tabuk
https://twitter.com/7yhy/status/1477226833305350144?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1477226833305350144%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.kurir.rs%2Fplaneta%2F3842837%2Fsaudijska-arabija-sneg-tabuk