“Jale” është titulli i këngës më të re të Zazas, e cila është kompletuar edhe nga ana vizuale.
Producenti Mixey qëndron prapa këtij projekti, të cilit ia ka bërë muzikën.
Po ashtu, ai është përfshirë edhe në përgatitjen e ‘beat-it’, së bashku me Apollon.
Tekstin e ka shkruar këngëtari në bashkëpunim me producentin e këngës.
Vizualizimi është bërë nga Boulevard Films, nën regji të Elena Kelmendi. /Telegrafi/