LAJMI I FUNDIT:

Zatriqi: Sektori i akomodimeve në hoteleri gjatë këtij viti ka pësuar humbje rreth 18 milionë euro

Zatriqi: Sektori i akomodimeve në hoteleri gjatë këtij viti ka pësuar humbje rreth 18 milionë euro

Pandemia e COVID-19 ka goditur sektorë të ndryshëm, përfshirë edhe atë të turizmit, hotelerisë dhe agjencive turistike.

Në lidhje me ketë, zëvendëskryetari i Unionit të Turizmit të Kosovës, Dren Zatriqi në emisionin “Radar” në Radio Dukagjini, tha se vitin e kaluar Kosova ka arrit maksimumin e kapaciteteve në hoteleri.


Sipas tij, ishin rreth 495 mijë bujtje të regjistruara.

Ai ka shtuar se për ketë vit, sektori i akomodimeve ka humbje diku 18 milionë euro.

Zatriqi ka theksuar se problem tjetër mbetet edhe çështja e Tatimit në Vlerë të Shtuar si dhe ofrimi i shërbimeve kualitative.

Ai thotë se qëllimi i UTK-së është forcimi dhe zhvillimi i sektorit të turizmit, sektorit të hotelerisë dhe agjencive turistike. /Telegrafi/