Site icon Telegrafi

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ngjarjet e fundit në Big Brother VIP Albania kanë sjellë një tjetër moment dramatik në shtëpi, pasi Vëllai i Madh ka dërguar një zarf të zi për Gjestin, si pasojë e shkeljes flagrante të rregullave.

Pas spekulimeve dhe diskutimeve të shumta në rrjete sociale mbi faktin se Gjesti ka kaluar murin e oborrit, më në fund produksioni ka konfirmuar këtë ngjarje me një vendim zyrtar, të komunikuar përmes zarfit të zi, i cili u lexua nga Kelly para gjithë banorëve.

Përmbajtja e zarfit të zi:
“Banorë, Vëllai i Madh ju njofton se Gjesti ka shkelur rregullat duke kaluar murin e oborrit. Ai është hedhur në rrethimin e dytë brenda perimetrit të shtëpisë, i cili është po ashtu 24 orë nën monitorimin e kamerave dhe stafit të sigurisë. Vëllai i Madh e ka rikthyer Gjestin menjëherë brenda pasi ai është siguruar se gëzon shëndet të plotë. Të shtunën në ‘live’ do të njoftoheni për detajet dhe vendimin e marrë”.

Lexo po ashtu Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Ky vendim tregon qartë se produksioni ka marrë seriozisht veprimin e reperit nga Peja, megjithëse ende nuk dihet se çfarë mase do të merret kundër tij.

Sipas rregullave të formatit, kalimi i perimetrit të shtëpisë përbën një shkelje të rëndë, e cila në rastet e mëparshme ka sjellë përjashtime të menjëhershme.

Lexo po ashtu "Mu ngushtua për brenda zemra, desha të ikja", Gjesti diskuton me Eglin pas momentit kur dyshohet se tentoi të arratisej nga BBVA

Ndërkohë, fansat në rrjetet sociale po spekulojnë mbi fatin e Gjestit në lojë, duke pritur vendimin përfundimtar që do të bëhet publik gjatë spektaklit të së shtunës. A do të përjashtohet ai nga gara apo do të marrë një penalizim më të lehtë? Kjo mbetet për t’u parë në natën ‘prime’. /Telegrafi/

Exit mobile version