Nuk ka asgjë të re në jetën e saj personale – kështu ka bërë të ditur Zanfina Ismaili në emisionin Prive.
Duke komentuar fotografitë ‘misterioze’ që poston në rrjetet sociale, ajo ka thënë se nuk është fjala për ndonjë lidhje të re.
“Nuk ka asgjë të re, unë jam beqare për më shumë se një vit, përndryshe, këpuca e mashkullit… janë të shokëve të mi…”, ka thënë Zanfina.
Këngëtarja ka ripërsëritur mbështetjen e saj për homoseksualët duke thënë se mbështet çdo iniciativë që i bën njerëzit të lumtur. /Telegrafi/