LAJMI I FUNDIT:

Zana Krasniqi mbolli 33 fidane në Prishtinë në ditëlindjen e saj të 33-të

Zana Krasniqi mbolli 33 fidane në Prishtinë në ditëlindjen e saj të 33-të
Foto: Zana Krasniqi/Instagram

Ish-Miss Kosova, Zana Krasniqi, ka bërë të ditur tash e sa kohë se ka zhvendosur aktivitetin e saj edhe si aktiviste për mbrojtjen e natyrës.

Në rrjetet sociale, ajo promovon vazhdimisht aktivitete, të cilat u japin hapësirë temave të gjelbra, në tentim për ta kthyer vendin në një ambient ekologjik.


Mu për këtë arsye, ajo vendosi që në ditëlindjen e saj, të mbjellë plot 33 fidane – aktivitet ky të cilin e zhvilloi në Parkun e Velanisë te Kompleksi Memorial.

Krasniqi ndau me ndjekësit e saj në Instagram disa imazhe nga ky aktivitet, ku tha se 33 drunjtë e mbjellë përfaqësojnë plot 33 vitet e jetës së saj.

“Çdo ditëlindje është e bukur, por kjo e sotmja për mua ishte më e veçantë . Në parkun e Velanisë “Kompleksi Memorial” kam mbjellur 33 drunjë, nga një për secilin vit të jetës time. Të gjithë ne duam të jetojmë në një mjedis të pastër, por për të arritur këtë qëllim duhet të bashkohemi. Dhurata më e mirë për mua këtë vit, është vetëdisimi i të gjithëve për rëndësinë e mjedisit dhe përkrahja juaj në rrugëtimin tim për ruajtjen e mjedisit”, ka shkruar Zana në Instagram.

Këtë vit, bukuroshja e zgjedhur dikur “Miss Kosova” i është futur edhe garës për asambliste të Komunës së Prishtinës, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje. /Telegrafi/

Foto: Zana Krasniqi/Instagram

Në trend Magazina

Më shumë

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Osmani ia tha të gjitha në sy Vuçiqit, por një detaj me domethënie i presidentes mori të gjithë vëmendjen

Osmani ia tha të gjitha në sy Vuçiqit, por një detaj me domethënie i presidentes mori të gjithë vëmendjen

Magazina
E dashura e Leonardo DiCaprio, Vittoria Ceretti, shfaq figurën mbresëlënëse me bikini të zeza, në një arratisje ekzotike

E dashura e Leonardo DiCaprio, Vittoria Ceretti, shfaq figurën mbresëlënëse me bikini të zeza, në një arratisje ekzotike

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Magazina

"Ndoshta pse jam shqiptare", Dua Lipa zbulon një talent sekret që ka të bëjë me prejardhjen e saj

Magazina
Kalo në kategori