Site icon Telegrafi

Zaharova: Perëndimi me çdo kusht po tenton ta anëtarësoj Maqedoninë në NATO

Perëndimi, si deri më tani, po mundohet që ta anëtarësoj Maqedoninë në NATO, edhe pas referendumit për ndryshimin e emrit, deklaroi zëdhënësja e Ministrisë për Punë të Jashtme të Rusisë, Marija Zaharova.

Siç përcjell “TASS”, Zaharova deklaroi se “qëllimi është haptazi që vendet perëndimore me çdo kusht dëshirojnë ta anëtarësojnë Maqedoninë në NATO”.

Reagimi i Zaharovës vjen pas deklaratës së djeshme të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, se Aleanca do ta pranojë Maqedoninë në radhët e saj në fillim të vitit 2019-të, ku sipas saj është e papranueshme, sepse, “së pari vendimin duhet ta miratojnë kuvendet e Maqedonisë dhe Greqisë”.

Pozita e Rusisë, tha Zaharova, qëndron e pandryshueshme dhe principe se marrëveshje afatgjate mund të gjejnë vetëm vet vendet, pa ndërhyrje dhe presione nga jashtë, sepse kjo u tregua se nuk funksionon.

Ajo gjithashtu tha se është e habitur nga raportet e komisionit të OSBE-së, të cilët e vëzhguan referendumin në Maqedoni./Telegrafi/

Exit mobile version