Themelimi i Bashkësisë Fetare Selefiste në Maqedoninë e Veriut është problem për sigurinë e shtetit, e ka informuar ministri i Drejtësisë, kryeministrin Zoran Zaev.
“Jam i informuar nga ministri Drejtësisë, se një gjykatë e caktuar e jona ka bërë regjistrimin e Bashkësisë së tillë e cila nga aspekti i sigurisë së shtetit është problem. Besoj që vetë organet kompetente do të ndihmojnë në zgjidhjen e çështjeve të tilla”, tha Zaev.
Bashkësia e re është regjistruar në Gjykatën Themelore Shkupi 2 dhe mban vulën e gjykatëses Suzana Donçevska.
Nga Bashkësia Fetare Islame e aktin e tillë e kanë cilësuar si të jashtëligjshëm, pasi siç vlerësojnë, Ligji nuk lejon që të themelohen dy Bashkësi Fetare. Ndërkaq kanë ftuar besimtarët mysliman që të mos bien pre e manipulimeve nga bashkësia.