Kryeministri Zoran Zaev sot në sallën sportive “Boris Trajkovski” e pranoi dozën e parë të vaksinë kineze “Sinofarm”.
Ai u bëri thirrje qytetarëve të vaksinohen me cilën do vaksinë në mënyrë që sa më shpejt ta mposhtin armikun e padukshëm.
“E pranova vaksinën ‘Sinofarm’. Do ta vazhdoj agjendën time ditore pasdite. U bëj thirrje të gjithëve që të paraqiten në ueb-faqen ‘vakcinacija.mk’. Vaksinat janë të sigurta”, tha Zaev.
Sipas tij, sa më shpejt të përfundojë imunizimi aq më shpejt do të përfundojë edhe lufta kundër coronavirusit./Telegrafi/