Site icon Telegrafi

Zaev kërkon dorëheqjen e drejtorit të burgut të Shuto Orizares

Kryeministri Zoran Zaev sot ka kërkuar dorëheqjen e drejtorit të burgut të Shuto Orizares, Gjoko Kotevski, pas incidenteve të mbrëmshme ku u sulmuan fizikisht Spiro Ristovski dhe Mile Janakieski.

Zoran Zaev e dënoi aktin dhe tha se pa dallim kush është fajtorë për incidentet, kërkon përgjegjësi nga drejtori. Dorëheqjen e Kotevskit, Zaev e pret më së voni deri të hënën, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Për një vendim të këtillë është shprehur edhe ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska.

Lexo po ashtu I rrahin Janakieskin dhe Ristovskin në burgun e Shuto Orizares

Ajo tha se do të ketë hetime për këtë rast dhe do të konfirmohet nëse ka pasur dhe ku janë bërë lëshimet.

“Duhet të ketë përgjegjësi kush ka lejuar të ketë kontakt të afërt mes dy grupeve, pa dallim nëse është praktikë e thjeshtë ose jo. Në situatën konkrete është dashur të bëhet vlerësim për rreziqe të caktuara”, tha Deskoska.

Ndryshe, pasi u arrestuan dhe u dërguan në paraburgim si të dyshuar për ngjarjet e 27 prillit, Mile Janakieski dhe Spiro Ristovski, janë sulmuar fizikisht në Burgun e Shuto Orizares./Telegrafi/

Exit mobile version