Përballja mes këtyre dy skuadrave u përmbyll me barazim 3:3. Për llapjanët dy golat u realizuan nga sulmuesi Enis Zabërxha. Ai është shprehur i kënaqur me formën nëpër të cilën është duke kaluar aktualisht.
“Nuk mund ta përshkruash ndjenjën që e përjeton pas realizimit të golit. Detyra ime është që të shënoj, prandaj nëse arrin këtë ta realizosh padyshim se ndihesh i përmbushur. Për momentin jam duke kaluar një periudhe të mirë në këtë skuadër. Shpresoj që formën time të mirë ta dëshmoj edhe në ndeshjet e ardhshme të kampionatit”, ka thënë për KosovaLive, Zabërgja.
Ani pse futbollisti vushtrrias po kalon në formë të mirë në skuadrën llapjane, ai ka thënë se nuk është i kënaqur me lojën që ka zhvilluar Llapi në këto xhiro.
“ Nuk jam i kënaqur me zhvillim e lojës nga ana e skuadrës sonë. Edhe pse jemi duke shënuar gola, në fund nuk po ia arrijmë të korrim fitore, disi si po dorëzohemi në fund. Prandaj në javët e ardhshme shpresoj që do të përmirësohemi e do të tregojmë rezultate më të favorshme për ekipin tonë”, ka shtuar sulmuesi i Llapit.
Pas katër xhirove të zhvilluar në këtë kampionat, sulmuesi Enis Zabërgja ka arritur të shënojë pa problem në portën kundërshtare tre gola, duke u bërë kështu njëri prej lojtarëve më cilësor në këtë skuadër.