Ylli Hoxha i liruar: Edhe policia e gjyqësia janë kapur

I sapoliruari nga mbajtja në Polici, Ylli Hoxha tha se arrestimi i tij dëshmon se policia, prokuroria, gjyqësia janë kapur nga shteti. Sipas tij këto organe janë të nënshtruara nga Feim Salihu dhe tjerët.
“Kjo tregon se shteti po rrëshqet në shtet autoritar në një të kapur. Feim Sallihu është kryeshef i shkarkuar dhe ka një vendim gjykate. Kjo tregon se policia është instrumentalizuar nga politika”, tha Hoxha për Klan Kosovën.
Ylli Hoxha është arrestuar sot duke shkuar në Kuvendin Komunal derisa ndaj tij të hënën është lëshuar një fletë arrest pasi që i njëjti ka penguar që të hyjë në zyrë kryeshefin e Ndërmarrjes "Pastrimi", Feim Salihun.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































