Site icon Telegrafi

Ylli me fitore bindëse ndaj Proton Cable Prizrenit  

Golden Eagle Ylli shënoi fitore të rëndësishme ndaj Proton Cable Prizrenit me rezultat 91:69 (25:17, 27:17, 21:18, 18:17), në javën e 21-të të ProCredit Superligës. 

Vendasit e nisën ndeshjen më mirë, dhe e fituan çerekun e parë 27:17, derisa me lojë edhe më të mirë vazhduan në periudhën e dytë, 27:17, për të shkuar në pushim me shifrat 52:34. 

Therandasit ruajtën epërsinë në pjesën e dytë, për të shkuar drejt fitores së sigurt, që edhe ndodhi, për të fituar 91:69. 

Te vendasit u dalluan Arian Qallaku me 22 pikë e tetë kërcime, Jan Palokaj me 23 pikë e dhjetë kërcime dhe Hasahn French me dhjetë pikë e 19 kërcime, kurse te mysafirët u dalluan Jordan Johnson me 23 pikë dhe Lenzelle Smith J.r me 17 pikë e gjashtë kërcime. 

Golden Eagle Ylli ka nëntë fitore e 12 humbje, derisa Proton Cable Prizreni pesë fitore e 16 humbje. /Telegrafi/ 

Exit mobile version