Xhiruan transportin e fluturakes në formë disku: A ishte UFO? (Video)

Pamjet e filmuara thuhet se janë bërë në afërsi të Zonës 51 (Area 51), bazës së njohur ushtarake të vendosur në Nevada. Këto pamje një kohë të gjatë kanë provokuar imagjinatën e teoreticientëve të komploteve, të bindur se amerikanët dhe jashtëtokësorët diçka po planifikojnë.
Ndërsa, opinioni ende nuk e di saktësisht se cili është qëllimi i kësaj baze ushtarake, prandaj shumëkush ende vazhdon të supozojë se ajo shërben për eksperimentimin e fluturakeve luftarake, transmeton Telegrafi.
Pavarësisht nëse ky është qëllimi i kësaj baze ose jo, xhirimi i bërë vështirë nuk ka dëshmuar ekzistimin e civilizimit jashtëtokësor, respektivisht për nevojën e “këtij objekti të vogël fatkeq” për shërbimin e tërheqjes,pasi do t’i jetë prishur mjeti transportues.
Mirëpo shumëkush është i bindur se po shohim transportin e fluturakes së “padukshme” ushtarake pa pilot, X-47B, me krah të hequr, e cila qysh në vitin 2012 ka intriguar opinionin duke u prezantuar si fluturakja e parë që drejtohet nga inteligjenca artificiale.
Të përkujtojmë se një transport i ngjashëm ndodhi në vitin 20011 në Kanzas. Shikojeni videon në të cilën do ta dëgjoni sherifin e policisë se si e pranon që policia është lutur që për këtë ngjarje të mos flas shumë. /Telegrafi/




















































