Çifti i njohur Xhensila Myrtezai dhe Bes Kallaku së fundmi kanë udhëtuar drejt Londrës për të kaluar disa ditë pushimi.
Ata kanë ndarë me fansat e tyre në rrjetet sociale, momente nga udhëtimi i tyre në kryeqytetin anglez.
Ajo çfarë vërehet në fytyrat e tyre është se çifti shihen shumë të lumtur pranë njëri-tjetrit, teksa në çdo moment dhurojnë puthje.
Xhensila dhe Besi kanë bërë të ditur se gjatë këtij viti, do ta kurorëzojnë dashurinë e tyre edhe me martesë. /Telegrafi/