LAJMI I FUNDIT:

Xhemajl Fetahaj, gjithë jetën shërbim të lirisë dhe bashkimit

Xhemajl Fetahaj, gjithë jetën shërbim të lirisë dhe bashkimit

T’i sjellësh në kujtesë dhe t’i bësh publike përjetimet e së kaluarës si dhe opinionin tënd për ngjarje të caktuara historike apo dhe personalitete të veçanta, është një nga detyrat më të vështira. Është një nga detyrat më të vështira, sidomos po të kesh qenë vet pjesëmarrës i atyre ngjarjeve dhe zhvillimet politike dhe sociale, ndërkaq personaliteti apo personalitetet potenciale për të cilat do të shkruash kanë qenë nga shokët, miqtë, bashkëveprimtarët më të veçantë të një periudhe të së kaluarës së rënd të Kosovës dhe popullit tonë. Pikërisht njëri nga këto personalitete ishte Xhemajl Fetahaj, djaloshi fjalëpak, guximtar dhe i përkushtuar gjer në flijim për çlirimin, lirinë dhe pavarësimin e Kosovës.

Duke qenë së bashku të organizuar në një grup të fshehtë politik, i cili shtyllë bosht të veprimtarisë së tij politike kishte arritjen e statusit të Republikës, të drejtave njerëzore dhe kombëtare për shqiptarët, në pajtim me kërkesën gjithëpopullore të shtruar në demonstratat studentore të pranverës së vitit 1981 në Prishtinë dhe qytete tjera të Kosovës, me Xhemajlin kam pas fatin të njihemi shumë herët, që në rini të hershme.

Me Xhemën, përkatësisht me veprimtarinë e tij të guximshme, dhe jo me atë direkt, si person dhe veprimtar i çështjes kombëtare, kanë pas rastin e mirë të njihen sa e sa herë qytetarët shqiptarë të Rrafshit të Dukagjinit. Kanë qenë të shumta rastet kur ata kanë mundur t’i shohin të gdhira rrugët, largpërçuesit, godinat dhe objektet tjera me parullat "Duam Republikë" e "Kosova Republikë", të shkruara apo shpërndara prej tij.


Pas mbarimit të burgut politikë, pas dënimit të rëndë prej 6 vitesh të shqiptuar në vitin 1984, ku do të dallohej dhe bëhej shembull për ish të burgosurit tjerë si me qëndresën në hetuesi ashtu dhe gjatë vuajtjës së dënimit, veprimtaria politike kombëtare e Xhemajl Fetahajt shënon një stad tjetër më të lartë të zhvillimit. Tashmë në vend të parullave të shkruara, Xhemajlin e ndeshim në organizimin dhe daljen në ballë të demonstratave popullore të vitit 1990 që po mbaheshin në Pejë dhe qytete tjera. Ndërkaq në demonstratën e gruas të organizuar në Pejë, së bashku me shokë të tjerë, kishte për detyrë kryesore ofrimin e mbrojtjes së armatosur dhe garantimin e tërheqjes pa rënë në duar të UDB-së të bashkëveprimtareve tona.

Kthesën vendimtare veprimtaria politike e Xhemajl Fetahajt në shërbim të Atdheut e shënon me fillimin e Aksionit të Pajtimit të Gjaqeve në vitin 1990 në Kosovë, që e kishim filluar së bashku me ish të burgosurit politikë Have Shala, Ibrahim Dreshaj, Lulëzim Etemaj dhe Myrvete Dreshaj. Dhe krahas mbështetjes së pakursyer si dhe angazhimit që Aksioni të arrijë suksesin e pritshëm; pajtimin dhe unifikimin e shqiptarëve të hasmuar në mënyrë që lufta e ardhshme të mos i gjej të ndarë dhe armiqësuar mes vete, Xhemajli do të vazhdonte edhe veprimtarinë e fshehtë politike. Prandaj edhe shumë shpejt, që pas arritjes së pajtimeve të para, ku ai dha kontribut të jashtëzakonshëm, veçanërisht në shtrirjen e dorës së pajtimit në mes të Buçollëve, do të ngarkohet me detyra shtesë nga Aksioni i Pajtimit të Gjaqeve, në mënyrë që t’i përkushtohet vetëm çështjes ushtarake; sigurimit dhe strehimit të armatimit si dhe rekrutimit të pjesëtarëve të parë të grupeve të armatosura, me qëllimin final- përgatitjen për luftën e cila nga ne shihej hapur se ishte e pashmangshme, si mjeti më efikas dhe më se i domososhëm i çlirimit të vendit.

Për të mos rrezikuar veprimtarinë dhe organizimin që ishte arritur në atë kohë, meqë udb-ja e kishte vënë në shënjestër të goditjes, Xhemajli në mënyrë të koordinuar nxjerret jashtë Kosovës, për t’u vendosur në Gjermani. Rrethanat e reja jetësore dhe organizative, nuk paraqesin ndonjë vështirësi a pengesë të posaçme në përkushtimin politik atdhetarë të Xhemajl Fatahajt. Pa ngurrim dhe pa humbur kohë, ai do t’i rikthehet LPK-së, tashmë jashtë vendit, gjegjësisht organizimit dhe veprimtarisë së saj shumëdimensionale në drejtim të përshpejtimit të krijimit të rrethanave të domosdoshme, që nga resurset humane e gjer tek ato materiale, në kuadër të Fondit të Luftës "Vendlindja Thërret", e logjistike për luftën e cila do të fillohej nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, drejtuar ushtarakisht dhe politikisht nga Shtabi i saj i Përgjithshëm.

Duke qenë i lindur, rritur, edukuar dhe bërë si parim jetësor dhënien e shembullit personal, Xhemajl Fetahu nuk mundi të qëndrojë kohë të gjatë fizikisht larg frontit të luftës çlirimtare në të cilin ishte hedhur Kosova dhe i gjithë Kombi ynë. Pasi që i bashkëngjitet këtij fronti në Koshare, merr detyrën e komandantit të forcave komando "DELTA" , ku do të dallohet për rolin e fuqishëm dhe tejet të rëndësishëm në riorganizimin dhe ripozicionimin e këtyre forcave në funksion të mbarëvajtjes së luftimeve të UÇK-së.

Gjithashtu e vlen për t’u theksuar patjetër se Xhemajli shquhej për afrinë e tij me bashkëluftëtarë, prandaj e gëzonte besimin e tyre të paluhatshëm si dhe ju shërbente si burim frymëzimi dhe ua shtonte kurajon për t’u përballur edhe më guximshëm, më me vendosmëri dhe përkushtim me forcat armike.

Duke konfirmuar bindjen dhe orientimin e tij politik kombëtar, se liria e Kosovës dhe popullit shqiptar nuk mund të fitohej pa sakrifica dhe flijim, Xhema bie heroikisht në altarin e lirisë më 31 maj 1999 në pozicionet luftarake të C/2-shit, pas një serie ballafaqimesh luftarake të pandalshme në mes të UÇK-së dhe forcave armike serbe, për të fituar pavdekësinë në kujtesën e bashkëluftëtarëve, miqve, shokëve dhe mbarë Kombit.

Në trend

Më shumë
Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

Magazina
Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Boks
Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

Politikë
Jozi me deklaratë të rëndë për Rozana Radin: Çfarë nuk ka bërë me Livian poshtë jorganit

Jozi me deklaratë të rëndë për Rozana Radin: Çfarë nuk ka bërë me Livian poshtë jorganit

Magazina
Trump befason me përgjigjen teksa pyetet nëse mendon ende se Zelensky është një

Trump befason me përgjigjen teksa pyetet nëse mendon ende se Zelensky është një "diktator"

Botë
Veprimi i Gjestit për t’u arratisur, Vesa Luma: Padyshim është fitues i BBVK dhe BBVA - do të ishte më mirë që të vazhdonte karrierën jashtë këtyre mureve

Veprimi i Gjestit për t’u arratisur, Vesa Luma: Padyshim është fitues i BBVK dhe BBVA - do të ishte më mirë që të vazhdonte karrierën jashtë këtyre mureve

Magazina
Kalo në kategori