LAJMI I FUNDIT:

Sveçla aktivizon Planin e Reagimit Kombëtar

Sveçla aktivizon Planin e Reagimit Kombëtar

Ushtryesi i detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla ka marrë vendim që të aktivizoj Planin e Veprimit Ndërkombëtar, i cili adreson mënyrën se si do t’i mbrojë qeveria qytetarët, të mirat materiale dhe mjedisin e vendit.

Në njoftim thuhet se është një plan për të gjitha llojet e rreziqeve, i cili siguron strukturë dhe mekanizma për politikat e nivelit kombëtar dhe për koordinim operacional të menaxhimit të incidenteve.

Me aktivizimin e këtij plani, MBPAP, merr rolin e koordinatorit qeveritar për menaxhimin e situatës.

“Me aktivizimin e plotë të Planit, Ministri i MPBAP, merr rolin e koordinatorit qeveritar me menaxhimin e incidenteve vendore. Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, është përgjegjës për koordinimin e operacioneve qendrore brenda Kosovës, për tu përgatitur, reaguar dhe rimëkëmbur nga fatkeqësitë natyrore, teknologjike dhe të shkaktuara nga faktori njeri”, thuhet në njoftimin e MPBAP.

V E N D I M

  1. Aktivizohet Plani i Reagimit Kombëtar.
  2. Themelohet Grupi Ndër-Institucional për Menaxhimin e Incidenteve (GNMI).
  3. Grupin Ndër –Institucional për Menaxhimin e Incidenteve nga pika 1 e këtij vendimi e përbëjnë: Xhelal Sveçla – Ud. Ministër i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike – Koordinator i Grupit Ndër – Institucional; Arben Vitia, Ministër i Ministrisë se Shëndetësisë, apo zv. Ministri;  Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit rural apo zv. Ministri; Ministri i MEPTINIS, apo zv. Ministri; Ministri i Mbrojtës, apo zv. Ministri; Ministri i Drejtësisë, apo zv. Ministri; Ministri i Financave dhe Transfereve, apo zv. Ministri; Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, apo zv. Ministri; Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, apo zv. Ministri; Ministri i Pushtetit Lokal, apo zv. Ministri; Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik – Drejtori ose i deleguari i tij; Agjencia e Menaxhimit Emergjent – Drejtori ose i deleguari i tij; Policia e Kosovës – Drejtori ose i deleguari i tij: Departamenti i Kufirit – Drejtori ose i deleguari i tij; Departamenti i Hetimeve – Drejtori ose i deleguari i tij; Departamenti për Shtetësi, Azil dhe Migracion (MPBAP) – Drejtori ose i deleguari  i tij; Departamenti për Siguri Publike (MPBAP)  – Drejtori ose i deleguar i tij; Departamenti për Integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave (MPBAP)  – Drejtori ose i deleguari  i tij; Departamenti Ligjor (MPBAP) – Drejtori ose i deleguari i tij; Zyra për Komunikim Publik (MPBAP) – Drejtori ose i deleguari i tij; Doganat e Kosovës – Drejtori ose i deleguari i tij; Thesari – Drejtori ose i deleguari i tij; Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit – Drejtori ose i deleguari i tij; Agjencia e Kosovës për Mbrojtje nga Rrezatimi dhe Siguria Bërthamore – Drejtori ose i deleguar i tij; Agjencia e Kosovës për Inteligjencë  – Drejtori apo i deleguar i tij; Posta e Kosovës – Drejtori ose i deleguari i tij; Kryqi i Kuq i Kosovës – Sekretari ose i deleguari i tij; Përfaqësuesi i sektorit Privat; Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës.
  4. Obligohet Grupi Nder-Institucional për Menaxhimin e Incidenteve, nga pika 1 e këtij vendimi qe t’i kryejnë detyrat dhe përgjegjësitë e tyre bazuar në Ligjin për Mbrojtjen nga Fatkeqësitë Natyrore dhe Fatkeqësitë Tjera, Planin e Reagimit Kombëtar dhe legjislacionin tjetër përkatës në fuqi.
  5. Vendimi hyn në fuqi në ditën e nënshkrimit nga Ud. Ministër i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike.

Tashmë është aktivizuar Qendra Operative e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike. /Telegrafi/