LAJMI I FUNDIT:

Xhaka: Nuk e humba qëllimisht golin ndaj Shqipërisë

Xhaka: Nuk e humba qëllimisht golin ndaj Shqipërisë

Granit Xhaka ka mohuar se qëllimisht e ka humbur golin kundër kombëtares së Shqipërisë në ndeshjen eliminatore për botërorin Brazili 2014.

“Nuk e mora topin mirë. Portieri doli dhe nuk desha të lëndohesha, kjo është e tëra. Mirëpo do ta shohim në Tiranë”.

“Shqipëria ka një skuadër shumë të mirë. Këtë e kemi parë në ndeshjen e parë, por megjithatë ne (Zvicra) jemi favoritë”, tha ai para gazetarëve në Prishtinë.


Anëtari i skuadrës gjermane, Borussia Monchengladbach, ka mbërritur në Prishtinë bashkë me familjen e tij për t’i kaluar festat e fundvitit. Mirëpo aty menjëherë ka pasur një agjendë shumë të ngjeshur, njofton albinfo.

Ylli i përfaqësueses zvicerane u nderua me çmimin “Ambasador nderi” nga Sporti pa kufij. Ai vizitoi selinë e organizatës franceze “Sport Sans Frontiere”, ku u prit nga ambasadorja franceze në Kosovë, Estelle Maitre. Gjithashtu, vizitoi edhe KF Prishtinën, ku u prit nga drejtori i klubit, Remzi Ejupi, trajneri Afrim Tovërlani dhe lojtarët prishtinas./Telegrafi/