LAJMI I FUNDIT:

Xavi të mungojë ndaj Milanit

Xavi të mungojë ndaj Milanit

Barcelona ka konfirmuar se Xavi do të jetë jashtë aksionit për dy javët e ardhshme me një lëndim në kofshë, që mund ta lë atë edhe jashtë ndeshjeve kruciale ndaj Milanit.

Reprezentuesi spanjoll është zëvëndësuar nga Thiago Alcantara në pjesën e dytë gjatë barazimit me rezultat 1-1 ndaj Valencias të dielën pas një problemi të shfaqur në këmbën e djathtë.

Testet kanë treguar tani se ai do të mungojë në dy javët e ardhshme që do të thotë se ai mund të mungojë edhe në ndeshjen e parë ndaj Milanit më 20 shkurt. /Telegrafi/