LAJMI I FUNDIT:

Xavi e lavdëron shumë, Barcelona po përgatitë rinovimin e kontratës me Balden

Xavi e lavdëron shumë, Barcelona po përgatitë rinovimin e kontratës me Balden

Alejandro Balde është sensacioni i këtij fillim sezoni në elitën e futbollit spanjoll La Liga.

Mbrojtësi i majtë po luan nën urdhrat e trajnerit Xavi Hernandez edhe para dy veteranëve si Jordi Alba e Marcos Alonso duke treguar ndeshje shumë të mira.


Megjithatë kontrata e Baldes me Barcelonën skadon në verën e vitit 2024 dhe katalunasit duan ta blindojnë me një kontratë të re afatgjate.

18-vjeçari është shumë i lumtur në Camp Nou dhe është i gatshëm të nënshkruajë kontratë të re.

“Balde luan sepse po bën shumë mirë. Ai ka pasur një parasezon shumë të mirë dhe meriton të luajë. Nëse flasim për meritokraci, ky është momenti i tij”.

“Jam shumë i lumtur për të, ai po tregon një personalitet të madh. Balde ka një kapacitet shumë të mirë sulmues. Ai është një djalë i shkëlqyer dhe stërvit shumë mirë”, ka deklaruar Xavi për anësorin këmbëshpejtë.

Mundo Deportivo ka raportuar se tanimë drejtuesit e Barçës janë në kontakte me agjentin e lojtarit ku do t’i propozojnë vazhdimin e kontratës deri në vitin 2027 me Balden që do të fitoj edhe rritje të konsiderueshme page. /Telegrafi/