Wolfsburgi i gatshëm të pranojë ofertat për De Bruyne

De Bruyne është zgjedhur lojtari më i mirë në Bundesligë për sezonin e kaluar dhe me paraqitjet e tij ka zgjuar një interesim të madh të klubeve të ndryshme evropiane, sidomos të Manchester Cityt të cilët e dëshirojnë me çdo kusht në skuadër, transmeton Koha.net.
“Për momentin nuk ka ndonjë ofertë zyrtare. Nëse do vijë ndonjë, ne do ta marrim parasysh dhe do marrim vendimin e duhur”, ka thënë trajneri i Wolfsburgit, Dieter Hecking për “Allgemeine Zeitung”.
Belgu ka një kontratë me klubin gjerman deri në vitin 2019 dhe kualifikimi në Ligën e Kampionëve është mjaft i rëndësishëm për qëndrimin e tij në Gjermani.

Nga
Telegrafi
29/07/2015
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































