LAJMI I FUNDIT:

Willis: Jam qetësuar

Willis: Jam qetësuar

Aktori, Bruce Willis, thotë se ka ndryshuar shumë me kalimin e kohës dhe ndjen se ai është bërë njeri më i qetë.

Aktori 57 vjecar, i cili ka një vajzë nëntëmuajshe me bashkëshorten e dytë, Emma Heming, ashtu sikurse tri vajza tjera të rritura me Demi Moore, thotë se ka mësuar që të jetë më i qetë për gjërat e pa rëndësishme në jetën e tij.

“Unë kam ndryshuar si njeri, fizikisht dhe… pak edhe shpirtërisht. Por, a jam pjekur? A jam më i pjekur tani? Nuk e di. Unë ende i kam shakatë e njëjta. Unë ende i bëj gjërat e njëjta. Unë jam më gjentil me njerëziti në jetën time dhe jam më i qetë. Gjërat nuk më brengosin më ashtu sikurse në të kaluarën”, ka thënë Willis. /Telegrafi/