LAJMI I FUNDIT:

Wenger përjashton rikthimin e Henryt

Wenger përjashton rikthimin e Henryt

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka hedhur poshtë mundësinë për një rikthim të Thierry Henryt në Emirates.

Legjenda e klubit anglez po stërvitet gjatë pushimit të kampionatit amerikan me ish-klubin e tij dhe është thënë se mund të nënshkruante një kontratë të re me Arsenalin. Sidoqoftë, kjo hidhet poshtë nga tekniku francez.

“Ata që shënuan ndaj Newcastle, Walcott dhe Giroud treguan se ne kemi dy sulmues shumë të mirë në klub”.


“Ne nuk do t’i hyjmë rrezikut për të nënshkruar për herë të tretë radhazi. Mendoj se huazimi i tij nuk do të realizohet. Atij do t’i duhen tri-katër javë për të hyrë në formë dhe ai ka pasur një sezon të gjatë në Amerikë”, ka deklaruar Wenger. /Telegrafi/