LAJMI I FUNDIT:

Wenger: Më pëlqen Cavani

Wenger: Më pëlqen Cavani

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka shprehur admirimin e tij për sulmuesin e Napolit, Edinson Cavani, por e di se sulmuesi do të “kushtonte shumë para”.

“Cavani është lojtari i cili më pëlqen. Ajo që është e sigurt është se ai kushton shumë para”, ka thënë Wenger për gazetarët.

Uruguaiani ka shënuar 16 gola në 17 paraqitje në Serie A deri tash këtë sezon, dhe ka shënuar nëntë gola të tjerë në shtatë ndeshje të garave tjera, për të çuar në 25 numrin e golave në 24 ndeshje. /Telegrafi/