LAJMI I FUNDIT:

Wenger lëvdon karakterin e ekipit

Wenger lëvdon karakterin e ekipit

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka lëvduar karakterin e ekipit të tij pas fitores prej 3-2 ndaj Brightonit në FA Cup.

“Brighton na e bëri shumë të vështirë dhe ishin më të mirë se ne në pjesën e parë. Ata kanë pasur shpirt të mrekullueshëm”.

“Por, në fund ne kemi pasur më shumë cilësinë që erdhi në shprehje. Ne bëmë punën tonë, por është dashur të luftojmë deri në fund”, ka thënë francezi. /Telegrafi/